Laçi barazon me Vorën, Vllaznia të premten…

Në kuadër të ndeshjeve të javës së tretë Abissnet Superiore teksa dy sfidat e Kombëtares (kualifikuese Euro 2024) kanë lënë pushim elitarët, disa ekipe po testohen gjatë fundjavës.

Vllaznia barazoi dje me Deçiç Tuzi 1-1 ndërsa sot në Laç, vendasit u përballën në miqësore me Vorën e Kategorisë së Parë.

Sot:

Miqësore:
Laçi – Vora 1-1 (Ujka 73′ Pen / Gjoni 43′)

Pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares iu ka dhënë mundësinë ekipeve të zhvillojnë ndeshje miqësore. E tillë ishte dhe ajo mes Laçit e Vorës luajtur ditën e sotme në stadiumin e kurbinasve që u mbyll në barazim 1-1.

Laçi eksperimentoi në fomacion me Bejzaden që hodhi në fushë të rinjtë ku ra në sy edhe nigeriani Olavale si blerja më e re e bardhezinjve. Pesë mungesa në stolin e kurbinasve me Mjakin, Bibon, Kurtin, Dajkon dhe Tresën të grumbulluar nga kombëtaret e moshave.

Pjesë e parë deri diku e barabartë ku diferencën e bëri vetëm goli i një ishi, si Eglantin Gjoni. Miqtë arritën të realizonin në limite të kësaj pjese pas një skeme nga goditja e dënimit.

Gjatë pjesës së dytë për vendasit u aktivizuan dhe Ujka, Bajramaj, Kryeziu, Sobovale, Qato si dhe goditja e fundit Kordero Melo. Po gjatë këtij fraksioni u shtua dhe ritmi te kurbinasit që me Paulo Luis arritën të rrëmbenin një 11-metërsh dhe me Ujkën mundën ta kthenin në gol.

Diktuan të besuarit e Bejzades deri në fund por e pamundur për të gjetur golin e përmbysjes me Vorën që mbrojti barazimin deri në vërshëllimën e fundit.

Formacionet:

Laçi: Biba, Cena, Marku, Taleb, Valteri, Paulo Zhunior, Myrta, Guci, Syla, Daniel, Olavale
Tr: Skerdi Bejzade

Vora: Ruçi, Tabaku, Gjoni, Karaj, Raboshta, Avdiu, Qardaku, Xhemalaj, Gajo, Sefa, Meta
Tr: Artan Mërgjyshi

Sara Gjidiaj -Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!