Sportive të…ndryshme

  • Nga publikimi i ftesës për Luis Hasën (kampion europe me Italinë U19) me mundësi për t’u veshur kuqezi, FSHF ka intensifikuar axhendën që të dërgon te sfida kualifikuese me Poloninë në 10 shtator në Tiranë. Në aspektin infrastrukturor fill pas ndeshjes miqësore Partizani- Roma (12 gusht) ka bërë mbjelljen e impiantit Air Albania Stadium teksa ka zëvëndësuar stolat e dëmtuar në të shkuarën.
  • Dinamo afroi Lorenco Vilën me sulmuesin e Teutës që iu bashkua bluve pas 7 sezonëve me ‘Djemtë e Detit’. Kontratë 3 vjeçare dhe 25% e kartonit që mbetet te klubi durrsak.
  • Ndoqi nga tribuna qëndrore e Arenës Kombëtare Partizani-Roma, por pas përplasjeve me trajnerin Zekiç, Viktor Da Silva pritet të largohet që këtë verë nga të kuqtë.
  • Franci Lala iu bashkua Kukësit si përforcim i radhës.
  • Vllaznia – Dinamo (20:00) do të përballen këtë të premte në një ndeshje miqësore në ‘Loro Boriçi’. Kjo ndeshje testuese duket se do t’ju sherbejë si gjenerale dy klubëve me traditë në futbollin shqiptar përpara se edicioni 85- të nisë me 26 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!