Sportive me…’pikatore’

Nejmar te Al Hilal për shifra rekord, ndërsa sulmuesi brazilian, pasi la PSG-në, ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare teksa do të përfitojë plot 200 milionë euro.

Milot Rashica rikthehet në Stamboll. Këtë radhë jo te Gallatasaraji si i huazuar (fitoi titullin) por te rivali i tyre Beshiktash. “Ishte gjëja më e rëndësishme për mua dhe doja të kthehesha në Turqi, ku jam i lumtur. Mua dhe familjes sime na pëlqeu ky vend”, ndër të tjera ish futbollisti i Noruiç.

Drejtori i ri sportiv i Barcelonës do të jetë portugezi 45 vjeçar Deko. Ish mesfushori i famshëm ka veshur si futbollist bluzën e Barçës në vitet 2004-2008.

Sipas “AS”, Ansu Fati ka njoftuar drejtuesit e Barcelonës se dëshiron të largohet nga “Camp Nou”. Premier League destinacion, klubi Blaugrana kërkon të paktën 50 milion euro.

FIGC pritet të zyrtarizojë këtë të shtunë pasuesin e Roberto Mançinit te pankina e Kombëtares ‘axurre’. Në garë Spaleti dhe Konte.

Milani në bashkëpunim me ‘Puma’, sponsorit të tij, ka prezantuar fanellën e tretë që do të veshë në sezonin e ri. Ndryshe nga kaluara teksa bluza ishte mes të zezës e blusë, këtë sezon do të ketë një fanellë shumëngjyrëshe.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!