Bajern humb Superkupën, Real magjik, Njukasëll e nis furishëm

Të tjera sfida janë luajtur sot për llogari të javës së parë në Angli, Spanjë dhe Francë, ndërkohë që në Gjermani u luajt për trofeun e Superkupës.

Nënkampionët e Premier League e nisën me fitore sezonin e ri përballë Notingham Forest. Arsenal triumfoi në shifrat 2-1 në shtëpi me golat e Nketiah dhe Saka.

Me fitore e nisën dhe Brajton, Fullham, Kristal Palasë dhe Njukasëll, teksa i vetmi barazim erdhi nga Burnemuth – Uest Hem.

Xhiroja e parë vijon dhe në La Liga aty ku Reali i Madridit startoi me fitoren e pastër 0-2 në transfertë ndaj Atletik Bilbaos. Sakaq, dy takimet e tjera, Las Palmas – Majorka dhe Real Sociedad – Xhirona nuk shkuan më shumë se barazim në shifrat 1-1.

Ndërkaq, PSG e nisi sezonin me 1 pikë pa gola përballë Lorient, ndërsa sfida tjetër e Ligue 1 për ditën e sotme foli për Marsejën që mposhti 2-1 ekipin e Reims me përmbysje.

Superkupa e Gjermanisë njohu sot fituesen e saj. Bajern Mynih dhe Lajpcig u përballën në “Allianz Arena” me miqtë që triumfuan pastër në shifrat 0-3. Spanjolli Dani Olmo ishte autori i tripletës që vulosi dhe se kujt do t’i përkiste ky trofe.

Rezultatet:

Premier League:
Arsenal – Notingham Forest 2-1
Burnemuth – Uest Hem 1-1
Brajton – Luton 4-1
Everton – Fullham 0-1
Shifelld Junajtid – Kristal Palasë 0-1
Njukasëll – Aston Vila 5-1

La Liga:
Real Sociedad – Xhirona 1-1
Las Palmas – Majorka 1-1
Atletik Bilbao – Real Madrid 0-2

Ligue 1:
Marsejë – Reims 2-1
PSG – Lorient 0-0

Superkupa e Gjermanisë:
Bajern Mynih – Lajpcig 0-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!