Sot/ Partizani- Roma miqësorja europiane në ‘Air Albania’

Roma- Murinjo-Kumbulla pas më shumë se një viti sërish në “Air Albania Stadium”. Këtë mbëmje me start orën 20:00 Partizani- Roma në miqësoren historike ems tyre.

Ndonëse të kuqtë vijnë pas asaj fitorje shpresëdhënëse në Riga ndaj Valmrias 1-2 (të enjten në Ligën e Konferencës) verdhekuqtë nga Roma vijnë para publikut shqiptar pasi pikërisht nga Arena Kombëtare triumfuan në Conference League ndaj Fejnord 1-0 (25 maj 2022).

Ekipi i Zhoze Murinjos me futbollistë të tillë si Marash Kumbulla (i dëmtuar), Pelegrini, El Sharau, Kristante, Spinaxola, Zalevski, Riu Patricio (portier), Beloti, Tami Abraham, Dibala, Matiç etj do të zbresin në fushë për të luajtur miqësoren e fundit përpara se në 20 gusht të startojnë në ‘Olimpico’ me Serie A ndaj Salernitanës.

Për Partizanin kjo ndeshje përbën një tjetër pikë kulmore pasi sfida të tilla me ekipe aq prestigjioze me kushtet e reja organizative të UEFA-s, nuk vijnë shpesh përballë.

Te Roma, veç Kumbullës, ka dhe lojtarë si Tami Abraham, Nemanja Matiç dhe Dibala në pikëpyetje. Por dhe te të kuqtë janë disa futbollstë që nuk mund të aktivizohen. Kristian Mba i sigurtë por ndoshta dhe Leart Zekolli të cilët u dëmtuan dy ditë më parë.

Sakaq kjo miqësore i është besuar (dakortësia e klubëve) ndërkombëtarit Juxhin Xhaja./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!