Uest Hem e zyrtarizon, Mojes largohet nga Londra

Lajmi ka disa muaj që qarkullon dhe tashmë është zyrtar. Uest Hem ka njoftuar ndarjen me David Mojes, i cili do të largohet nga klubi londinez në fund të sezonit.

Me mbërritjen në dhjetor 2019, trajneri skocez ka drejtuar Uest Hem për 228 ndeshje deri më tani, duke fituar Conference League gjatë sezonit të kaluar ndaj Fiorentinës.

Zëvendësuesi i ish-trajnerit të Everton dhe Mançester Junajtid, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Julen Lopetegui, me spanjollin që ishte i kërkuar nga Milani por më pas u hoq dorë pas protestave të tifozëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!