Partizani- Roma, miqësorja argëtuese e mbrëmjes

Miqësore:
Partizani – Roma 1-2 (Cara 85’/ El Sharaui 12′, Beloti 26′)

Partizani – Roma ishte miqësorja e luksit për kampionët e Shqipërisë që u luajt ditën e sotme në “Air Albania” . Skuadra e Murinjos dominoi dhe triumfoi në shifrat 1-2 përballë të kuqve të Zekiç.

Goli i parë për skuadrën italiane erdhi në minutën e 12′-të me autor El Sharaui, ndërsa për të dytin duhej të kalonin 14 minuta. Beloti realizoi pas një gabimi të Hadrojit duke dyfishuar rezultatin.

Shumë pak në dukje ekipi i Partizanit përballë Romës por 5 minuta nga fundi i takimit shifrat do të ngushtohen. Cara fiton dhe ekzekuton saktë një 11-metërsh duke fiksuar rezultatin në 1-2.

Mbyllet kështu kjo miqësore e shumëpritur për Demat që tashmë do duhet të përqendrohen sërish tek aventura europiane.

Sakaq, Tirana- Vllaznia zhvilluan ditën e sotme një test ndërmjet tyre që u fitua minimalisht nga shkodranët më shifrat 0-1, ndërsa Laçi kaloi Korabin me rezultatin 2-0.

Në teste u shfaqen dhe disa skuadra të tjera.

AF Elbasani- Luzi 2008 4-1, Lushnja- Besa 0-0, Apolonia- Bylis 0-2, Pogradeci- Flamurtari 0-2, Iliria- Kastrioti 3-0./Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!