Miqësore/ Roma në Tiranë, Partizani pret…festë

Pas finales së Conference League të 25 majit 2022 fituar ndaj Fejnord 1-0 , Roma rikthehet për të luajtur sërish në ‘Air Albania Stadium’. Këtë radhë një ndeshje miqësore me kampionët e Shqipërisë, Partizanin.

Këtë të shtunë me start orën 20:00 formacioni verdhekuq i Zhoze Murinjos me futbollistë të tillë si Marash Kumbulla, Pelegrini, El Sharau, Kristante, Spinaxola, Zalevski, Riu Patricio (portier), Beloti, Tami Abraham, Dibala etj do të jenë në kryeqytetin shqiptar për të luajtur miqësoren e fundit përpara se në 20 gusht të startojnë në Olimpico me Serie A ndaj Salernitanës.

Për Partizanin përpos imazhit ndërkombëtar në rritje, kjo përballje përkon dhe me ‘takimin’ festiv me mbështetësit e tij të shumtë pas asaj fitorjeje të rëndësishme dje në Riga ndaj Valmerias 1-2 (Conference League)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!