Egnatia takohet sot me…historinë

Klubi i Egnatias pasi prezantoi fanellat e reja të edicionit 2023-2024, udhëtoi pasditen e djeshme drejt Bolonjës (Itali) për t’u spostuar më pas drejt Ferrarës. Rrogozhinasit kanë në radhë këtë mbrëmje (20:00) miqësoren historike me Interin e Milanos.

Një mundësi e madhe promovimi për skuadrën e qytetit të vogël të Shqipërisë së mesme e cila që nga edicioni i kaluar mban në muze një trofe prestigjioz si Kupa e Shqipërisë.

Në stadiumin ku luan SPAL, ndërsa raportohet se janë shitur mbi 6 mijë bileta, Egnatia do të shohë kampionë të shumtë të 19 herë fitues të ‘Scudettos’ me dëshirën për të shpalosur aftësi e profesionalizëm.

Ndërkaq me delegacionin e klubit nuk ka udhëtuar presidenti Demrozi por kjo nuk e përjashton mundësinë që kreu i Egnatias të jetë pasdite në Ferrara.

Kështu, pas Dinamos teksa luajti me Riminin dhe Partizanit që u përball mbrëmë po në test me Romën në ‘Air Albania’, Egnatia i dërgon në tre duelet miqësore te kësaj vere me skuadrat italiane./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!