Miqësore luksi, skuadrat e Superiores në prova gjenerale

Në prag të startit të kampionatit të ri futbollistik Abissnet Superiore’ 2023/2024, skuadrat pjesëmarrëse duken në fazë konkludimi. Në përgatitje dhe merkato.

Dinamo luajti dje miqësoren e parë në Itali me Modena-an duke humbur 2-0 duke çertefikuar debutimin e Di Biaxhos në krye të stolit blu me humbje.

Partizani përveç impenjimit në turin e tretë me Valmerias në turine tretë të Ligës së Konferencës (10 dhe 17 gusht),ka gati miqësoren e luksit me Romën në 12 gusht në Air Albania Stadium.

Egnatia gjithashtu do të luajë një miqësore historike. Ekipi rrogozhinas në 13 gusht testi me Inter në Ferrara të Italisë.

Vllaznia ndërsa pas eleminimit nga Linfild në Europë, ka luajtur dy miqësore me Laçin (2-3) dhe Otrant Olimic të Ulqinit (drejtohet nga Vukiçeviç, 2-0) ka në plan edhe testin e fundit me Teutën në 7 gusht.

Laçi vijon të jetë intensiv në miqësore. Për kurbinasit ka ardhur testi i radhës ndërsa nesër në orën 18:00 luan në Elbasan me AF Elbasani.

Skënderbeu ka në plan një tjetër miqësore. Këtë radhë me shumë mundësi do të luajë në shtëpi të hënën me Flamurtarin.

Tirana ka marrë disa ditë pushim por te bardheblutë, çështja e re pas eleminimit nga Beshiktash, lidhet me një gjyq të humbur në UEFA me ish sulmuesin e saj Majkëll Ngo./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!