Pankina e Bajern, Ten Hag del në skenë

Dominoja e trajnerëve në Europë, vijon. Një prej tyre është situata te Bajern Mynih me Tomas Tuhel, i cili disa muaj më parë ka njoftuar se nuk dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Mynih (edhe pse ditët e fundit ka dhënë sinjale se mund të qëndrojë, red).

Një vendim që nuk duhet të çojë në mendime të dyta edhe pse bavarezët aktualisht janë ende në garë për Ligën e Kampionëve edhe nëse do t’u duhet të përballen me udhëtimin në “Bernabeu” kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales pas barazimi 2-2 në ndeshjen e parë.

Ten Hag drejt…stolit bavarez.
Me refuzimin e Ralf Rangning gara për të gjetur pasardhësin e Tuhel ecën. Ka shumë emra që kanë ndjekur njëri-tjetrin, por në orët e fundit hipoteza që të çon te Erik Ten Hag mund të marrë formë. Sipas asaj që raporton Football Insider, menaxheri aktual i Mançester Junajtid mund të jetë emri kryesor për t’u ulur në stolin e klubit prestigjioz gjerman.

Performancë zhgënjyese te United
Pavarësisht kritikave të shumta të marra në Premier League, trajneri holandez arriti vendin e tretë në sezonin e tij të parë në krye të Djajve të Kuq, duke i rikthyer ata në Champions League, por këtë vit skuadra zhgënjeu pritshmëritë duke u eliminuar fillimisht nga garat evropiane dhe më pas duke mbetur prapa në renditje nga pozicionet që kanë rëndësi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!