Egnatia barazon me Laçin, Flamurtari mund Erzenin

Miqësore luksi për dy ekipet e Superiores Egnatia dhe Laçi. Sfida e luajtur sot në Rrogozhinë përfundoi 0-0 me kurbinasit të cilët u shfaqën mjaft mirë në pjesën e parë ndërsa në të dytën ishte disi më mirë ekipi i Tetovës.
I vetmi shqetësim gjatë këtij testi lidhet me dëmtimin e sulmuesit kryesor të Egnatias Rafael Duamena teksa la fushën me shqetësime.
Rrogozhinasit nisën të shtunën drejt Italisë aty ku do të luajnë miqësoren e luksit me Inter (13 gusht).
Ndërkohë u luajt në Korçë dhe Skëndërbeu-Elbasani . Vendasit kryesuan deri në 2-0 por më pas ekipi verdheblu i Nevil Dedes barazoi për 2-2 final.
Sakaq Flamurtari kaloi 1-0 Erzenin e Shijakut në miqësorene luajtur në juglindje (Pogradec). Vendosi goli i mbrojtësit Deliaj.
Ndërkohë vlonjatët gjëndën në Korçë për dy javë për vijimin e fazës përgatitore. Në listë edhe miqësorja e radhës me Skënderbeun.
Video e ‘Sportiim.al’ e Egnatia- Laçi 0-0.