Superiore/ Të mërkurën për të qartësuar…verdikte

Abissnet Superiore ka mbërritur në dy javët e fundit të saj me një kalendar prej 36 javësh. Më pas dy gjysmëfinale të ‘Final Four’ dhe finalet për vendin e parë, titull kampion dhe skuadrën e tretë që shkon në Conference League.

Sidoqoftë, fillimisht me rëndësi të madhe është kjo javë e 35 e cila do të zhvillohet të mërkurën e 8 majit 2024.

Egnatia, Vllaznia dhe Partizani janë tre ekipet që kanë siguruar fazën finale të cilat me dy takime do të zgjigjin çështjen titull por jo vetëm.

Në aktin e 35-të Egnatia do të duhet të mbrojë vendin e parë në duelin me Dinamon në udhëtim (‘Elbasan Arena’), Vllaznia po jashtë shtëpie për klasiken me Tiranën sikundër dhe Partizani me turin jashtë teksa përballet në Kukës me vendasit e larguar nga kategoria.

Paralelisht me duelet lart dhe dy takime të tjera. Në Korçë, Skënderbeu do të presë Laçin dhe Erzeni në derbi me Teutën.

Java e 35-të:

Të mërkurën ora 16:00:

Tirana- Vllaznia (në ‘Air Albania’)

Kukësi- Partizani

Dinamo Siti- Egnatia (në Elbasan)

Skënderbeu- Laçi

Erzeni- Teuta (në Kompleksin ‘Partizani’)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!