Dinamo testi me Elbasanin, Sadiki kërkon letrat te Erzeni…

Dinamo e zhvillimëve të mëdha verore, luajti sot miqësoren e fundit përpara se të largohet më 30 korrik për disa ditë në Itali.

Përballë ishte AF Elbasani i teknikut Nevil Dede. Kjo ndeshje e luajtur në Librazhd, u mbyll në barazim 2-2. Te elbasanasit pritet të firmosin Ardit Hoxhaj dhe Bruno Telushi

Te Erzeni i Shijakut vijojnë probleme me organizime sezonale. Megjithatë nesër skuadra A do të testohet me U19 të Erzenit në “Tofik Jashari”. Mësohet se sot mbrojtësi Nehar Sadiki ka kërkuar me insistim letrat për t’ju bashkuar Dinamos.

Vllaznia gjithnjë e më shumë e zhurmshme në merkato. Mbrojtësi Rudolf Turkaj është në bisedime me klubin kuqeblu.

Spanjolli Jeraj Rodriges Rodriges ka vetëm tre ditë në krye të Apolonisë dhe që në fillim flet për objektivë seriozë te bardhjeshilët. Nëse skuadra ka dalë në seancë me Mariglen Kule, fillimisht iberiku ka drekuar me presidentin Kokëdhima.

Edmond Dalipi pasi u emërua trajner i AF Luftëtarit ka deklaruar se do të dalë me skuadrën për përgatitjet sezonale në 2 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!