Apeli konfirmon Barçën në CHL, David Silva zyrtarisht lë futbollin

Organi i Apelit i UEFA-s vendosi sot të pranojë përkohësisht Barcelonën në Ligën e Kampionëve 2023/24. “Procedura në lidhje me pranimin e FC Barcelona në garat e klubeve të UEFA-s 2023/2024 është pezulluar përkohësisht” shkruhet ndër të tjera në komuikatën e UEFA-s

David Silva është tërhequr nga futbolli në moshën 37-vjeçare. Ai pësoi një dëmtim në fazën përgatitore dhe vendosi të ndalojë së luajturi futboll.

Milan zyrtarizon Samuel Çukuezen. Klubi kuqezi arriti firmën me ish lojtarin e Viareal.

Hames Rodriguez mesfushori i njohur kolumbian pas largimit nga Olympiakos prillin e kaluar, ka arritur një marrëveshje me San Paolo dhe në moshën 32-vjeçare ai do të nisë një aventurë të re në futbollin brazilian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!