Kavani te Boka, pritet zyrtarizimi
Edinson Kavani është gati të zbarkojë në Argjentinë për të nënshkruar me Boca Juniors. Pasi ka ndërprerë sot kontratën me Valencian në La Liga, uruguaiani ka fluturuar për në Argjentinë, teksa është gati të nisë një aventurë të re me Boka Xhuniors.
Për ta bërë të ditur, në rrjetet sociale, ishte klubi argjentinas, i cili postoi një foto të sulmuesit me një valixhe me flamurin uruguaian dhe një kapele që zakonisht mban 36 vjaçari Kavani.