Zyrtarizohet Krymi, Vllaznia barazon me Buduçnost

Vllaznia përpos ndeshjes miqësore sot me Buduçnost të Podgoricës përfunduar me shifrat 1-1, zyrtarizoi edhe kthimin e bujshëm të mesfushorit Ardit Krymi.

Në ‘Loro Boriçi’ me start orën 20:00, Vllaznia e rinuar u impenjua ndaj kampionëve të Malit të Zi. Delaj kaloi përpara shkodranët ndërsa po në këtë fraksion fqinjët nga Mali i Zi barazuan shifrat me Gasheviç.

Njoftimi i klubit:

ARDIT KRYMI RIKTHEHET NË SHTËPI.

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardit Krymi për ta veshur pas një viti shkëputje sërish me fanellën kuqeblu. Ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme pjesë e jona. Mirë se erdhe Ardit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!