Rajs zyrtarizohet te Arsenal

Ka ardhur sot zyrtarizimi Deklan Rajs. Arsenali tashmë ka në gjirin e tij ish kapitenin e Uest Hem për shumën rekord 105 milion paund.

Mesfushori i ‘Tre Luanëve’ me kalimin te ‘Topçinjtë’ shndërrohet në lojtarin e dytë më të shtrenjtë në historinë e Premier League angleze. Pas argjentinasit Enzo Fernandez (Çelsi pagoi 106.8 milion paund për ta marrë nga Benfika) Rajs thyen parametrat ekonomikë të një lojtari anglez.

Te skuadra e Mikel Artetës ai duket se ka marrë vendin e Granit Xhakës i cili së fundi i’u bashkua Bajer Leverkusen në Bundesligë.

Për shkatërruesin 24 vjeçar foli dhe trajneri spanjoll:

“Jemi të lumtur që Declan bashkohet me ne. Ai është një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme, i cili prej kohësh performon në nivele të larta në Premier League dhe me kombëtaren angleze.

Declan i sjell kualitet të madh klubit tonë dhe ka potencialin për të qenë shumë i suksesshëm këtu. Ai ka një përvojë të madhe, edhe pse është vetëm 24 vjeç. Jemi shumë të gëzuar”, tha trajneri Mikel Arteta./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!