Kuadrato kryen vizitat mjekësore, te Inter e presin me “urrejtje”

Në shtëpinë e Interit është dita e Huan Kuadrados. Pasi zbarkoi në Milano mbrëmjen e së martës me një fluturim të planifikuar nga Madridi, kolumbiani po kryen vizitat mjekësore sot dhe po nënshkruan një kontratë vjetore me vlerë 2.5 milionë euro neto.

Në mëngjes, ish-lojtari i Juventusit u “mirëprit” në qendrën Coni (ku shkoi për të marrë të drejtën sportive) me një pankartë të qartë nga Curva Nord:

“Deri më sot keni bërë gjithçka për të urryer, nëse doni të bëni ndryshe ju takon ju ta demostroni”. Duket se tifozët zikaltër nuk e harrojnë lhtë atë përplasje mes anësorit dhe Lukakut edicionin e kaluar./Foto:Twitter/ Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!