Tiranën e shpëton Lushkja, Egnatia ‘extra’, bie Vllaznia

Skuadrat shqiptare kanë startuar sot aventurën e tyre europiane në Conference League. Ditë historike për Egnatian e cila regjistroi debutimin e saj në Europë me një barazim dramatik në transfertën armene përballë Ararat.

Rrogozhinasit e interpretuan mjaft mirë sfidën, por në pjesën e parë finalizuan vetëm vendasit. Për skuadrën e Tetovës duhet të trokasë minuta e shtatë shtesë e takimit që të shpërthejë festa me Duamena që realizon golin e shpresës, atë të barazimit.

Ishte po sot radha e nënkampionëve të Tiranës që kopjuan Egnatian duke mundësuar barazimin në shtesë falë golit të Regi Lushkjes, ndërsa Vllaznia humbi 3-1 në Irlandë përballë Linfilld.

Për ekipet përfaqësuese të Kosovës, Dukagjini fitoi provën e parë ndaj Europës falë golit të ish-lojtarit të Laçit, Iljasa Zulfiut në shtesë, ndërsa Gjilani e mbylli në barazim 2-2 ndaj ekipit luksemburgas, Niederkorn.

Skuadrat maqedonase kaluan provat e para me sukses me Shkupin që shpartalloi Hegelman në shifrat 0-5 duke “mbërthyer” kualifikimin dhe Shkëndijën që kaloi minimalisht skuadrën nga Uellsi, Haverforduest.

Conference League, kualifikuese:

Ararat Armenia – Egnatia 1-1

Tirana – Dinamo Batum 1-1

Linfild – Vllaznia 3-1

Dukagjini – Europa 2-1

Niederkorn – Gjilani 2-2

Hegelman – Shkupi 0-5

Shkëndija – Haverforduest 1-0 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!