Kompozim i frikshëm i Tiranës, Europa nis ndaj Dinamo Batum

Tirana ky emër i madh i futbollit shqiptar, do të zbresë këtë mbrëmje në ‘Air Albania Stadium’ për të nisur ciklin e radhës në UEFA Conference League.

Rivali i bardhebluve do të jetë Dinamo Batum, skuadra gjerogjiane e cila kryeson kampionatin e vendit kaukaz me 42 pikë në 19 javë kampionat.

Me fillim orën 20:00,skuadra e trajnerit Orges Shehi, pritet të sulmojë fort fitoren aty ku shpesh ka ditur të hedhë ‘nokaut’ emra të mëdhenj të arenës europiane.

Mbështetur te ekserienca por kryesisht te elementi i afruar së fundi Tirana, sfida parashikohet të jetë jo vetëm një ndeshje për t’u fituar por dhe për të parë se çfarë janë në gjëndje të bëjnë grupi i rikompozuar bardheblu.

Natyrisht në epiqendër do të jenë blerjet e kësaj vere duke nisur nga portieri Selmani, futbollistët Latifi, Jonuzi,Mici, apo të rikthyerit Hoxhallari e Doka. Një Tiranë e pasur në lojtarë që po t’i shtosh dhe Hasanin, Najdovskin, Deliun, Hilën, Lushkjen, Abazajin etj, duket e frikshme.

Nga ana e saj Dinamo Batum kurrësesi nuk duhet nënvlerësuar pasi në gjirin e saj ka lojtarë si braziani Flamarion (13 gola këtë kampionat),Tiedi, Vidakoviç, Zaria etj.

Kjo ndeshje i është besuar anglezit Robert Xhons./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!