Ndeshjet e kthimit në risk, Egnatia favorite

Rrogozhinasit morën një barazim në transfertë. Ndjeshëm të avantazhuar për të kaluar armenët e gjetur Aris Selanik në turin e dytë

Me ndeshjet e djeshme në Conference League u ul sipari i takimëve të vajtjes për skuadrat shqiptare të këtij raundi të parë në Champions dhe Conference Legaue. Në garat europiane janë prezantuar plot 10 skuadra shqipfolëse si në Champions League dhe Conference League.

Nga Superiorja katër ekipet Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia performuan dhe arritën rezlutate të pranueshme. Hiq Vllazninë e cila dje në Belfast u thye 3-1 duke vështirësuar kualifikimin, të tjerat mbetën me shpresë se mund të kalojnë. Veçnerisht Egnatia debutuese teksa ndaj armenëve tregoi se zotëron potenciale për të ecur më tej.

Në kthim Partizani në Ligën e Kampionëve edhe pse luajti bukur (1-1)do duhet të kërkojë fatet e kualifikimit në 18 korrik ndaj BATE Borisov e cila do të luhet në fushë asnjënase (Hungari) me fillim orën 17:00.

Ndërkaq Dinamo Batum – Tirana zhvillohet në orën 19:00 të datës 20 korrik. Bardheblutë larg pritshmërive dje, barazuan në Conference League në kohën shtesë duke rritur kuotat për kualifikim. Edhe pse me atë që u pa në ‘Air Albania’ përballë gjeorgjianëve do ta ketë mjaft të vështirë.

Po më 20 korrik në orën 20:00 do të luajnë Egnatia-Ararat- Armenia në ‘Elbasan Arena’ teksa në orën 20:45 do të jetë radha e Vllaznia – Linfild. Me rrogozhinasit favortë për të ecur, kuqebluve të Memellit do t’i duhet një mrekulli pët të përmbysur disfatën 3-1.

Ndeshjet e para në Champions League

Partizani- BATE Borisov 1-1

Ballkani- Ludogoters 2-0

Zhalgirs -Struga 0-0

Rezultatet e ndeshajve të para në Ligën e Konferencës

Ararat-Armenia – Egnatia 1-1

Tirana – Dinamo Batum 1-1

Linfild – Vllaznia 3-1

Dukagjini – Europa 2-1

Progres Niedercorn – Gjilani 2-2

Hegelman – Shkupi 0-5

Shkëndija Tetovë – Haverforduest 1-0

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!