Tanushi në krah të Nicës, Laçi nis fazën…

Laçi zbret në fushë dhe nis zyrtarisht fazën përgatitore. Që në krye të herës u pa prezenca e trajnerit Stavri i Nica çka do të thotë se do të jetë ai timonieri që ecën te bardhezinjtë. Ajo që u mësua ishte fakti se ish kapiteni i Laçit në vitet 2000 Eduart Tanushi do të mbajë rolin e ndihmësit.

Në Kompleksin ‘Laçi’ futbollistë të shumtë, kryesisht të rinj. Tej boshtit me Dajsinanin, Ujkën, Spahiun, Bibon, u vu re mungesa e Guindos. Ndërkaq së bashku me Sobovale u konstatua edhe statura e egjiptianit Khalil Khaleb teksa së bashku me Emanuil Guci dhe Orgi Cena u afruan pak ditë më parë.

Për Nicën do të jenë disa ditë pune seleksionuese dhe angazhimi. Më pas vështrimi te ndonjë afrim i mundëshëm dhe seria e miqësoreve. Në plan nga java tjetër ndryshim ambienti çka do të thotë se kurbinasit do ti largohen qytetit të tyre. Ndoqi këtë seancë Zv/presidenti Kleo Laska. /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!