ITA/ Godelli pozitiv

Lajmi i ditës së hënë padyshim ishte ‘ndotja’ e radhës e peshëngritjes shqiptare nga dopingu. Media të ndryshme, raportuan se shtanga shqiptare pati për herë të dytë protagonist të përfshirjes me substanca të ndaluara nga Daniel Godelli.

Sipas ITA shtangisti shqiptar ka rezultuar pozitiv (me substancën ostarinë) në testet e 19 prillit çka do të thotë se 31 vjeçari për momentin ka marrë pezullim nga aktivitetet sportive.

Ndër të tjera duhet evidentuar fakti se kjo Federatë sportive në Shqipëri me disa arritje të nivelit të lartë europian e botëror në përbërje të të cilit ka patur shumë kampionë nuk po i ndahet problemëve me substancat e ndaluara duke bërë që rreth sportistëve por dhe vetë federtaës të ngrihen pikpyetje të herëpasherëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!