Është Luiza e 11-të triumfeve Europiane

Luiza Gega ia del sërish dhe e dërgon në 11 numrin e triumfeve në kampionatet e ndryshme europiane.

Në Kampionatin Europian Ekipor që po mbahet në Poloni atletët e Shqipërisë po shfaqen dinjitozë. Por kur bëhët fjalë për Luiza Gegën termi ndyshon dhe këtu flitet vetëm për trofe individualë.

Tri ditë më parë në 5000 metra i doli të presë e para vijën e finishit ndërsa sot regjistroi të dytin në pak ditë.

Në 3000 metra me pengesa, gara e preferuar e dibranës, u shpall kampione absolute teksa arriti kohën 9:17.31. Paralelisht atletija e “erës” ka vendosur edhe rekord të ri në 3000 metra me pengesa në Europianin Ekipor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!