Çiklizëm/ Aksidenti në Linz, humb jetën italiani

Një tjetër tragjedi në çiklizëm. 17-vjeçari Jakopo Venzo nga Viçenca, humbi jetën në Austri pas një rrëzimi të tmerrshëm në tatëpjetë gjatë fazës së parë të Junior Rundfahrt.
Tragjedia ndodhi të premten gjatë fazës së parë të turneut të 48-të të Austrisë së Sipërme. Venzo u rrëzua gjatë zbritjes nga mali Mistelbacher Berg.
Njoftimi erdhi nga ekipi i tij sot, edhe pse tragjedia ka ndodhur dje.
Campana Imballaggi Geo&Tex Trentino, lajmëron me një postim në Facebook. Nga plagët e marra, çiklisti ka ndërruar jetë në spital. Të afërmit kanë mbërritur mbrëmë në Linz. Më pas gara është anuluar.