Serie B, Asambleja vjen me risi, strati në 19 gusht

  • Rexhina dhe Leko rrezikojnë përjashtimin, gati ftesa për Breshia e Peruxha

Nga Italia vijnë risi për kalendarin ardhëshëm të Serie B: Asambleja vendosi që nga sezoni 2023-2034 do të prezantohet për herë të parë formati asimetrik që parashikon një sekuencë sfidash për ndeshjen e dytë që nuk përkon me ndeshjen e parë.

Prezantimi i kalendarit të ri është planifikuar në 11 korrik për tu mbajtur në Como (Vila Olmo). Asambleja, e cila u mbajt me videokonferencë, konstatoi gjithashtu se nuk do të luhet në pushimet kombëtare dhe konfirmoi ditën e pushimëve para vitit të ri.

Pushimi dimëror është caktuar nga data 27 dhjetor deri më 12 janar, me ditën e parë të kthimit të vendosur më 13 janar. Ndërkohë starti i sezonit të ri me 20 skuadra nis të shtunën më 19 gusht dhe përfundimin të premten më 10 maj 2024.

Ndërkohë Leko e promovuar këtë sezon në B nuk ka një impiant të çertefikuar. Prefektura ka refuzuar t’i miratojë kërkesën për stadiumin e Padovës dhe rrezikon seriozisht regjistrimin në Serie B.

E njëjta situatë me Rexhinën e cila ka si pengesë gjendjen me borxhet dhe duhej të paguante 7.5 milionë euro deri në mbrëmjen e djeshme për pagat e prapambetura dhe detyrimet e Irpef dhe Inps.

Të gatshëm për të përfituar Breshia dhe Peruxha. Ndërkohë, në Serinë C, përjashtimi i Sienës do t’i hapë rrugë Atalantës U-23.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!