Bekaj zyrtarizohet te Hatajaspor

Visar Bekaj bën hapin e madh teksa është transferuar në Turqi. Ish portieri i Tiranës në Abissnet Superiore ka firmosur me Hatayaspor në Superligën turke.

Prishtiansi ka kryer viztitat mjekësore në një nga spitalet e specializuara dhe po ecën më procedurat pasuese.

Në forcë të Tiranës për tri vite, portieri i përfaqësuesës Dardane, fitoi një titull kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë

Për t’u theksuar, Hatajspori dhe Gaziantepi, skuadrat e zonave më të prekura nga tërmeti i tmerrshëm e lanë në mes kampionatin por më pas Federata Turke e Futbollit vendosi që të dy skuadrat të mos rrëzohen sportivisht nga gara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!