Ballkani test me Strugën, largohet Nexhipi

Struga dhe Ballkani kampionet respektive në Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, luajtën sot një test miqësor mes tyre. Në 14 minuta u shënuan 4 gola. Fillimisht Ballkani në minutat 3 dhe 5′ dhe më pas Struga në të 8′ dhe 14′.

Në këtë takim debutoi në pjesën e dytë për Strugën dhe ish futbollisti i Laçit Mentor Mazrekaj.

Ndërkohë Drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi është larguar zyrtarisht nga klubi nga Suhareka. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e “Ballkanit në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, Nexhipi është larguar për arsye familjare.

Megjithatë Panoramasport njofton adresën e re. Sipas saj Nexhimi do të marrë të njëtin pozicion në klubin e Manisës në Turqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!