Egnatia zyrtarizon Aleksin

Egnatia vijon përgatitjet për Conference League dhe sezonin e ardhshëm futbolistik. Rrogozhinasit kanë prezantuar së fundmi lojtarin më të ri që do të jetë pjesë e tyre dhe bëhet fjalë për Albano Aleksin.

30-vjeçari mbylli aventurën te bardheblutë e Tiranës ku kaloi 1 sezon dhe tashmë është gati të japë kontributin e tij me fanellën e Egnatias. Mesfushori është aktivizuar më parë edhe me Butrintin, Luftëtarin dhe Teutën.

Aleksi është prezantuar nga vetë presidenti Demrozi teksa KF Egnatia ndër të tjera shkruan: “Albano Aleksi zyrtarisht pjesë e KF Egnatias. Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin dhe i bashkohet ekipit në stërvitjen në përgatitjet për ndeshjet e Conference League.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!