Finale/ Trofeu i 68-të, Rodri në të 68′-të, Siti trofeu i parë

Stamboll/ Champions League finale:
Mançester Siti – Inter 1-0 Rodri 68′

Fitore historike për Mançester Sitin kjo e sotmja ndaj Interit. ‘Qytetarët’ e Mançesterit rrëmbyen trofeun e parë të Champions League në histori pasi mposhtën minimalisht zikaltërit e Interit 1-0 në “Ataturk Stadium” të Stambollit.

Ndonëse sfida nisi pa shumë ritëm, finalja me kalimin e minutave, shkoi drejt zonës “City”. Kryesisht pas 45′ minutave të para teksa rastet ishin me pikatore.

Heroi i duelit ishte Rodri i cili në minutën e 68′-të shënoi golin e parë të Sitit në një finale të kësaj rëndësie duke u bërë protagonist absolut i mbrëmjes së Stambollit. Vendimtar ky episod për fatet e ndeshjes më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve e cila për herë të parë fitohet nga Mançester Siti.

Shumë përpjekje të zikaltërve në fund por asnjë prej tyre nuk thyen Edersonin. Italianët e mbyllën të zhgënjyer në sulm, teksa festa është e gjitha për Guardiolën (fitorja numër 300 me Sitin) dhe të besuarit e tij që mes drithërimash pritën vërshëllimën e fundit që shënoi dhe historinë e tyre./Sara Gjidiaj/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!