Finale e Champions League, formacionet

- Pas pak në “Atatürk Olympic” të Stambollit (21:00) finalja e madhe e UEFA Champions League ndërmjet Mançester Sitit dhe Interit.
Anglezët, kampion në Premier League por dhe në Kupën FA kërkojnë të realizojnë tripletën. Aq më tepër që ‘Qytetarët’ nuk e kanë fituar asnjëherë. E kundërta ngjet me Interin i cili pikërisht Championsin e fundit në 2010-ën e shoqëroi me tre trofe sezonalë.
Guardiola ka formacionin më të mirë ndërsa te italianët e Inzagit është preferuar Xheko nga minuta e parë duke lënë në stol Lukakun.
Të dy teknikët Guardiola dhe S.Inzagi kanë zbardhur formacionet.
Mançester Siti: Ederson, Akanzhi, Stons, R. Diash, Ake, Rodri, Gyndogan, De Bryjne, B. Silva, Grilish, Haland. Tr: Pep Guardiola
Inter: Onana, Bastoni, Açerbi, Darmian, Dimarko, Brozoviç, Çalhanoglu, Barela, Dumfris, Xheko, Lautaro Martinez. Tr: Simone Inzagi
Finalja numër 68-të do të gjykohet nga polaku Simon Marçiniak./Sportiim.al/