Video e ceremonisë hapëse e finales së Champions League në Stamboll
Ceremonia madhështore e prag sfidës finale Mançester Siti- Inter (1-0) mbajtur në Stamboll i kaloi pritshmëritë.
Në “Ataturk Olimpic”, në prani të 76 092 të pranishmish (kapaciteti i impiantit), organizatorët i dhanë shkëlqimin paraprak qytetit duke sjellë për pak minuta magjinë festive të shoqëruar me këngëtarët e njohur Burna Boy dhe Anitta.
E gjitha spektakolare, mahnitëse deri në “përgjerim”. Mbi supe, dy tifozeritë e Sitit dhe Interit të cilët shijuan gjithë skenarin e një bashkëpunimi UEFA- Turqi e me Hamit Altintop si Ambasador i kësaj finaleje.
‘Sportiim.al’ sjell ekskluzivisht pamjet direkte nga ceremonia madhështore e hapjes së finales Mançester Siti- Inter, luajtur këtë mbrëmje të 10 qershorit 2023 në Stamboll./Klevis Bejkolli/
Video ekskluzive:
