Sali: Kam dhe një vit kontratë, kush paguan më merr

Edmir Sali porieri që prej dy sezonëve ka mbrojtur portën e Kastriotit është kthyer fort në tregun e merkatos së ardhshme. Vlonjati 25 vjeçar, shkëlqeu edicionin e kaluar por dhe gjatë këtij kampionati figuroi ndër 4 portierët më të mirë (sipas një anketimi të Sportiim.al) në Abissnet Superiore.

Së bashku me Bekajn (Tirana), Qirkon (Teuta) dhe Sherrin (Egnatia) dalloi dhe Sali teksa shpesh u kthye në protagonist te skuada e tij. Në drejtim të tij, me të përfunduar kampioanti 2022/2023, kanë vërshuar kërkesat. Mbi apo nën tavolinë.

Skënderbeu i ngjitur në Superiore dhe Tirana, janë dy të mëdhatë e futbollit shqiptar që duan sherbimet e tij. Sidoqoftë, diçka e tillë mund të mos vijë deri në fund të sezonit të ri. Shkaku? Portieri vlonjat ka një kontratë 3 vjeçare me Kastriotin ndërsa klubi i rrëzuar nga Superiorja nuk e lëshon lehtë.

I kontaktuar sot nga Redaksia, Edmir Sali tha:

“Kemi nisur pushimet. Zëra për te Skënderbeu, Tirana apo gjetkë? Vështirë të lëviz këtë verë. Kam kontratë 3 vjeçare me Kastriotin çka do të thotë se edhe një sezon jam i lidhur me krutanët. Letrat nuk jepen pa shlyer së paku 30 milion. Kështu që duhet të presim nëse ndonjë klub i interesuar do mund të paguajë klauzolën”, tha portieri. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!