Goce Sedloski largohet nga Vllaznia
Goce Sedloski largohet nga Vllaznia. Ky është lajmi fundit që vjen nga Shkodra. Ndonëse trajneri erdhi pak javë më parë (në prill) dhe nënshkroi një kontratë 18 mujore, bileta europiane në fund të sezonit, nuk ka mjaftuar për t’i lënë gjërat siç ishin parashikuar.
Burime në klub, shprehen se palët kanë gjetur mirkuptimin për të ndarë rrugët por në vijim pritet që gjithçka të pasqyrohet zyrtarisht nga vetë klubi shkodran.
Më herët, klubi Vllaznisë emëroi si drejtor sportiv Elvis Plorin ndërsa tani duket se një tjetër emër do të vihet në vend të Sedloskit. Në fakt, emri i parë në qarkullim lidhet me ish trajnerin kroato gjerman Tomas Brdariç.
Trajneri aktualisht drejton Chennaiyin në Indi. Brdariç e ka drejtuar Vllazninë përgjatë periudhës 10 gusht 2020 deri në 14 mars 2022./Sportiim.al/