Grup i plotë, Erzeni i karikuar para Korabit

Pas javës së 36-të Abissnet Superiore (29 maj), dje ishte radha e finales së Kupës së Shqipërisë (Tirana-Egnatia 0-1) ndërsa të dielën pritet të zgjidhet dhe dilema e fundit e futbollit elitar në Shqipëri.

Në radhë, sfida Erzeni-Korabi e cila do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit me start orën 17:00. Play out për shijakasit apo play off për dibranët, sfida e së dielës, në esencë, konsiderohet thjesht një finale për biletën e fundit ‘Abissnet Superiore’ të edicionit futbollistik 2023/2024.

Ndërkaq, klubi pritës (luhet me një takim, në atë të skuadrës së Superiores) Erzeni në rrjete sociale ka bërë thirrje për mbështeteje. Skuadra e teknikut provizor Alfred Deliallisi, e ka kontigjentin e plotë (në dyshim vetëm Kriviçiç) ndërsa pritet të shihet se me cilin formacion do nisë këtë takim teksa fituesi zgjidhet në 90 minuta, shtesë apo penallti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!