Shtyhet Erzeni-Korabi, flet Sokol Mziu

Një ditë me Korabin…Nga: Isuf Myrtaj

E parashikuar të zhvillohej të shtunën më 3 qershor, takimi play-off, Erzeni-Korabi është spostuar një ditë më vonë. Pikërisht të dielën e 4 qershorit ora 17:00 në ‘Niko Dovana’.

Tani që Abissnet Superiore uli ‘qepenët’, ka mbetur për t’u përcaktuar dhe skuadra e fundit e cila do të formojë grupin e skuadrave ‘Top 10’ për sezonin futbollistik 2023-2024.

Dueluesit do të jenë Erzeni i Shijakut i renditur në vend të tetë Superiore dhe Korabi i Peshkopisë i cili kaloi në play-off të Kategorisë së Parë, Tomorin dhe Flamurtarin.

E parashikuar të zhvillohej të shtunën më 3 qershor, takimi play-off Erzeni-Korabi është spostuar një ditë më vonë pikërisht të dielën e 4 qershorit ora 17:00 në ‘Niko Dovana’.

Sot teksa Korabi ishte i grumbulluar në kryeqytet duke ndjekur një regjim të mirëmenduar sportiv, “Sportiim.al” shfrytëzoi hapësirën e lejuar dhe kontaktoi disa nga drejtuesit por dhe futbollistë të caktuar.

Qëllimi për të mësuar diçka më shumë lidhur me atë që kampi dibran me trajnerin Shpendi Kumbarçe në krye po ‘stis’ për finalen sezonale të njësuar me një biletë superiorjeje.

Me skuadrën në çdo hap edhe presidenti Fehmi Mziu dhe drejtues të tjerë në klub.

Në fakt, përpos arritjes së Korabit dhe rëndësinë që merr finalja e së dielës, kjo e përditshme sportive (online) pati interes të shtuar lidhur me gjëndjen e kapitenit të dëmtuar Sokol Mziu në sfidën me Flamurtarin.

Thanë:

Presidenti Fehmi Mziu:

“Jemi të grumbulluar për të qënë gati për takimin e ditës së diel. Ka një protokoll të detajuar nga klubi dhe të gjithë po e respektojnë. Klubi ka krijuar kushte optimale për skuadrën, regjimin e këtyre ditëve.

Futbollistët dhe stafi na kanë shtuar krenarinë këto ditë pasi fituan dy finale të vështira. Respektojmë rivalin por ne besojmë te ngjitja. Këtë mesazh kanë dhënë stafi dhe vetë futbollistët”

Trajneri Shpendi Kumbarçe:

” Duket sikur kampionati ynë nuk përfundon kurrë. Jemi si një familje e të gjithë me një mision. T’i shkojmë deri në fund garës që mbart brenda një biletë në “Abissnet Superiore”. Erzeni ka cilësi e do të jetë goxha e vështirë por grupi ynë, ka aq shumë talente, sa më lejohet të them se dhe ne nuk mbetemi prapa. Për një gjë jam i bindur; këta djem dinë të sillen si profesionistë në fushë”.

Kapiteni Sokol Mziu

“Fillimisht falenderoj të gjithë opinionin sportiv, ju mediat dhe ata mijra njerëz që mu gjëndën pranë në momentin e vështirë që pata gjatë ndeshjes me Flamurtarin. A do të jem në fushë? Pas atij ‘shoku’ të pësuar duhet të vendosin mjekët e më pas trajneri. Unë jam thuajse i rekuperuar dhe asesi nuk mund ta lë skuadrën pa kontributin tim. Ndihemi të bashkuar dhe optimistë. Kjo ka rëndësi në këtë moment”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!