Verdiktet/ Partizani në Champions, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia në Conference League
- Finalja play off; Erzeni- Korabi më 3 qershor në Durrës, do të prodhojë biletën e fundit të skuadrave pjesëmarrëse 2023/2024.
Sueriorja u ndal sot te numri 36-të. Ndarë në katër faza, 10 skuadrat në garë morën këtë pasdite verdiktet finalë të një prej sezonëve më të dueluar të viteve të fundit. Në krye, Europë dhe fund.
Ia del Partizani i cili për të 17 herë, kurorëzoeht kampion i Shqipërië në futboll. Tirana e barabartë me të kuqtë (67 pikë), mbeti e dyta duke dorëzuar fronin e kampionit për shkak të ndeshjeve direkte me Partizanin.
Egnatia vulosi vendin e tretë prej dy javëve teksa mori një biletë në Conference League. Ka një finale Kupe të Shqipërisë për të luajtur me Tiranën më 1 qershor në ‘Elbasan Arena’.
Vllaznia përmes një kampionati plot luhatje, falë fitores sot ndaj Bylis në ‘Adush Muça’, merr biletën e 4-ët që të dërgon në kompeticionet e UEFA-s.
I pesti mbrrin Laçi. I mësuar të ishte prezent dhe këmbëngules në Europa dhe Conference League këtë herë do duhet të meditojë…
Teuta nga e dorëzuar gjysmën e parë të sezonit, luftoi deri në fund për të qenë forcë e katërt e kampionatit. Ndërkaq Kukësi mund të pushojë i qetë pasi u evitua e keqja e madhe që i’u kanos skuadrës e cila ka bërë histori në dekadën e fundit.
U quajt ‘Hirushe e kampionatit” por kjo fazë e katërt, e dërrmoi Erzenin debutues. Megjithatë më 3 qershor në Niko Dovana”, ka një ndeshje shtesë me Korabin për të mbetur mes më të mirave.
Bien nga kategoria: Kastrioti dhe Bylis. Ndërkohë janë ngjitur Skënderbeu dhe Dinamo./Isuf Myrtaj/
Renditja përfundimtare e Abissnet Superiore 2022/2023