Titulli/ Kolela: Jam i lumtur, kam mbrojtur shpesh futbollistët

Xhovani Kolela, bëhet i pari trajneri i huaj i Partizanit që arrin titullin kampion i vendit në elitën e futbollit shqiptar. Pas triumfit me Teutën 2-0 teksa skuadra ngriti në qiell trofeun e 17-të në histori, italiani deklaroi se kishte bërë realitet objetivin që i ziente përbrenda. Nuk nguron ë hedhë dorashkën për bashkëpunim të gjatë me të kuqtë:

Kolela:

“Tani nuk kam një ide të saktë se si ndihem. Por sigurisht që shumë i lumtur. Ishte një kampionat i mirë. Deri në fund kanë qenë të gjithë në lojë. Kampionatet që janë të ekuilibruar, gjithmonë janë të mirë. Skuadra ka pasur mjaft momente të mira dhe jo të mira.

Trajneri duhet t’i menaxhojë këto situata. Shumë nuk besonin që kjo skuadër mund ta fitonte kampionatin, duke qenë se në shumë vite nuk e ka fituar shpesh kampionatin. Me ato lojëra fjalësh përpiqesha t’i mbroja lojtarët.

Më ka ndihmuar shumë prania e personave si Marini dhe të tjerë. Të gjithë më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Ka qenë shumë e lehtë për mua për t’u ambientuar. Kjo eksperiencë në Shqipëri më ka ndihmuar shumë.

Të gjithë lojtarët i kemi nën kontratë. Jemi ndër të paktat skuadra që do të vazhdojë me të njëjtin kontigjent sezonin e ardhshëm. Ndoshta do të ketë lëvizje, por të vogla. Kjo dëshmon punën e mirë të bërë nga klubi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!