Partizani kampion i edicionit 2022-23 në Abissnet Superiore

Partizani fiton titullin e 17-të në histori me gjithçka që u vendos javën e fundit të edicionit të 84-ët të Superligës Shqiptare. Demat e vulosën në shtëpi triumfin falë fitores përballë Teutës në shifrat 2-0. Rrapaj dhe Cara ishin autorët e golave me aromë titulli në përballjen e sotme.
Sakaq, po sot u mësuan dhe fatet e biletës së fundit të Conference League dhe ishin pikërisht shkodranët e Vllaznisë të cilët prenë biletën e fundit europiane. Kuqeblutë përmbysën rezultatin ndaj ballshiotëve duke marrë një 3-pikësh vendimtar për Europën.
Vllaznia kalon kufijtë, por Bylis është zyrtarisht skuadra e dytë që rrëzohet nga Abissnet Superiore pas Kastriotit. Ndërkohë, Erzeni do të përballet me Korabin për qëndrimin në Superiore pasi shijakasit u mundën përballë bardhebluve.
Në sfidat e tjera, Kukësi mposhti Egnatian në shifrat 0-1 ndërsa Laçi kaloi krutanët me tripletën e Serxho Ujkës.
Abissnet Superiore, Java 36:
Egnatia – Kukësi 0-1
Erzeni – Tirana 1-2
Bylis – Vllaznia 1-2
Partizani – Teuta 2-0
Laçi – Kastrioti 3-0/Sara Gjidiaj/