Akiniemi në histori, tre gola për Karvinën e vendit të parë

Ish sulmuesi i Laçit Adeleke Akiniemi, realizoi sot tre gola për ekipin e tij çek Karvina.

Nigeriani 24 vjeçar i’u bashkua ekipit të ligës së dytë të Republikës Çeke në janar ndërsa skuadra e re pozicionohej në mes të tabelës.

Sot, ndaj Dukla Pragë, Akiniemi shënoi në minutat 5′, 67′ dhe 73′ duke e bërë me krah ekipin e ri i cili tani kryeson me 5 pikë nga vendi i dytë.

Me herët, sulmuesi kishte shënuar dhe në dy javët paraardhëse duke e dërguar numrin e golave personalë në 5-së./I.Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!