Uzuni, “bisha” ka Granadën në dorë…

A mjafton fakti që ka shënuar 22 gola në 39-të ndeshje në Secunda Division me Granadën për ta quajtur “bishë”?

Nese pyet te klubi spanjoll përgjigja nuk vonon. Po! Myrto Uzuni figuron i transformuar në një ikonë të mirëfilltë, në një lider të padiskutueshëm të skuadrës e cila pasi ndali dje Alavesin (1-1) në tokën baske, falë golit të beratasit, ka mbajtur prapa ish skuadrën e trajnerit Xhani De Biazi.

Për të kapur vendin e dytë (ngjitje direkte në La Liga) e tentuar vendin e parë që mbahet nga Eibar me një pikë më shumë (luan të hënën ndaj Las Palmas pretendet).

E pra, në ballinë 27 vjeçari kuqezi teksa me atributet e tij madhore duket se kërkon shpagim per atë rrëzim të “pamerituar” të skuadrës sezonin e kaluar.

Deri te objektivi, Granada dhe Uzuni kanë dhe 3 javë. Do të presë Lugon, udhëton në Madrid për takimin me Mirandes dhe mbyll me një tjetër madrilene si Leganes në shtëpi.

Në letër, mbi tavolinë 9 pikë të plota. Sulmuesi është aty me gjithë arsenalin e një goleadori të frikshëm…/Isuf Myrtaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!