Groningen, tifozët i vënë flakën stadiumit, AEK kampion në Greqi

Pas 23-viteve në Eredivisie, rrëzohet Groningen. Tifozët i vënë flakën stadiumit.

-Groningen së bashku me Cambur u rrëzuan nga liga e parë fundjavën e kaluar, pavarësisht se kishte ende tre ndeshje për të luajtur.

Kjo ishte dhe arsyeja pse ndeshja e sotme e Groningen ndaj Ajaksit u ndërpre pas 5 minutave nga starti. Sjellja vandale e tifozëve të skuadrës që zbriti nga Eredivisie ishte prezente dhe drejtuesit e takimit mbyllën menjëherë përballjen.

AEK i Athinë është kampioni i Greqisë për sezonin 2022-2023. Klubi kryeqytetas mundi me rezultatin 4-0 Volosin dhe shkon në kuotën e 83 pikëve, ndërsa Panathinaikos, ndërsa u ndal në barazimin 1-1 nga Aris Selanik humbi mundësinë për të qënë ai mbreti i kampionait helen.

Për AEK-un është titulli i trembëdhjetë në histori, i festuar në stadiumin e tij, mes turmave të çmendura për suksesin historik./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!