Partizani për të mbetur sfidant deri në fund, Kastrioti në “tri pikë” të hallit
Do të jenë Kastrioti- Kukësi dhe Partizani-Bylis dy duelet e sotme të cilat do të mbyllin javën e 30-të Abissnet Superiore.
Në “Elbasan Arena’, krutanët në misionin e fundit për të rritur shpresat për qëndrim ndërsa verilindorët për t’u rritur në pikë e synuar daljen njëherë e mirë nga zona Play Out.
Ndeshja e fundit me start orën 18:00, i takon përballjes që do të zhvillohet në ‘Kompleksin Partizani’ mes skuadrës së kuqe dhe Bylisit të Ballshit.
Fitorja e Tiranës kryesusese ndaj Vllaznisë dje, duket se ka ulur disi moralin e kampit të teknikut Kolela por sot ata kanë shansin e madh të rikthehen te diferenca në 5 pikë.
Për të luajur në vijim të gjitha shanset për t’i kapur në krye. Në anën tjetër Bylis i Shensoit ka treguar se di të dhurojë surpriza. Nëse humbin, përqindjet për të qëndruar reduktohen ndjeshëm.
Abissnet Superiore, java e 30-të:
15:00
Kastrioti-Kukësi (Elbasan)
18:00
Partizani-Bylis/ Sportiim.al/