Kastrioti ndihet ‘superior’, mban Kukësin poshtë

Abissnet Superiore, Java 30:
Kastrioti – Kukësi 1-0 (S. Selmani 26′)

Java e 30-të e Abissnet Superiore vijoi sot me sfidën Kastrioti – Kukësi. Në “Elbasan Arena” vendosi Santiago Slemani me golin vendimtar që i dha fitoren jetike krutanëve dhe befasoi Kukësin.

Pavarësisht se volumin e lojës po e bënin verilindorët dhe rastet po i krijonin po ata, në minutën e 26′-të surprizon Kastrioti. Selmani koordinohet mjaft mirë me kokë pas një këndoreje dhe kalon të tijtë në avantazh.

Vijon po e njëjta histori në minutat e mbetura me Kukësin që qarkullon topin dhe provon të krijojë, edhe pse rastet e rrezikshme janë të pakta për miqtë dhe nuk finalizohen dot me gol.

Mbyllet kështu sfida me Kastriotin që i falet golit të Selmanit duke surprizuar sërish në kampionat, si dhe me verilindorët që zhyten në krizë.

Sa i përket renditjes, skuadra e Çelës nuk i ndahet vendit të fundit ku tashmë ndodhet 2 pikë larg Bylisit dhe shpreson për një ndalesë të ballshiotëve përballë Partizanit. Ndërsa Kukësi pozicionohet në “play-off” me 36 pikë jo pak në rrezik./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!