Juventus fiton pikët e hequra dhe kap vendin e tretë

Sot në Këshillin e Garancisë, Juventus ka fituar më së paku rikthimin e 15 pikëve të hequra për shkak të plusvalencave dhe parregullësive të tjera.

Bardhezinjtë duke e cilësuar heqjen e pikëve të parregullt dhe të pabazuar në rregullore e ankimuan vendimin ndërsa sot Këshilli i Garancisë i dha të drejtë Juventusit duke anuluar vendimin e mëparshëm. Në këtë mënyrë, bardhezinjtë do të kenë përsëri 15 pikët që i ishin hequr, duke kapërcyer nga vendi i 7-të në të 3-in duke kapur zonën për pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Gjatë zhvillimit të çështje u pranuan gjithashtu ankesat e Pavel Nedved, Paolo Garimberti e Enrico Vellano, qëndrimo këto që u miratuan nga Këshilli i Garanicë. Nga ana tjetër pati dhe refuzime me ankesat e ish presidentit Andrea Anjeli por dhe drejtorit Fabio Paratiçi e Federiko Çerubini që u refuzuan në mënyrë të prerë.

Ndërkohë, Gjykata Federale e Apelit duhet të rishqyrtojë situatën e re në afatin kohor brenda një muaji nga ky vendim i ri ose pas përfundimit të edicionit. Rrëzimi i rikthimit të pikëve (eventualisht) do të vlente për edicionin 2023-2024. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!