Tensioni me tifozët, De Laurentis me eskortë

Napoli- Verona sot në 18:00, De Laurentis me roje rrugës dhe në stadium.

Aurelio De Laurentis do të lëvizë me eskortë të posaçme. Arsyeja pse Prefektura e Campanias ka marrë këtë nismë, lidhet me situtën e agravuar të një pjese të mirë të tifozerisë së Napolit lidhur me disa masa ndëshkimore sipas tyre, pikërisht nga kreu i klubit që pritet të fitojë Scudetto-n e tretë në histori.

Në sfidën me Milanin, tifozeria heshti për disa minuta në shenjë proteste me shkakun se klubi kishte hedhur në treg çmime të kripura të biletave dhe se shumë banderola të përgatitura nga tifozët, nuk u lejuan të futeshin në impiant.

Pritet të shihet se si do të vijojë situata e rënduar me presidentin që do duhet të futet dhe të dalë nga stadiumi i shoqëruar nga shume njerëz të garantimit të qetësisë së personalitetëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!