Kolela humb terren dhe rrezikon shkarkimin

Trajneri shenja dorëzimi: ‘ Nëse Tirana mund Egnatian e ka fituar titullin”

Konfigurimi pas javës së 29-të Abissnet Superiore, akuzon Partizanin dhe trajnerin Xhovani Kolela për atë rendiment të ulët në pikë duke u larguar me 5 pikë nga rivali për titull, Tirana.

Në fakt, të kuqtë i dhanë shenjat e para negative që javën e 28-të teksa nuk arritën të administronin fitoren ndaj Egnatias duke u kapur në të 91′-ën nga goli i Zejnullait.

Dje, përkundër lojës efikase të Laçit, skuadra e Xhovani Kolelës u shfaq disa herë e pafuqishme për të mbyllur me pikë këtë transfertë.

Tekniku italian që në fillim u duk se nuk besoi te organika teksa nuk preferoi nga fillimi futbollistë si Hoti, Preka apo Buxhelaj duke angazhuar lojtarë që vinin nga dëmtime si Cara, Telushi apo Atanaskoski.

Edhe avantazhi i mintuës së 39′ nga goli i Da Silvës me penallti, nuk u menaxhua si duhet. Skuadra u gjënd në vështirësi dhe pas rezultatit 3-1 për bardhezinjtë, formacioni i italianit rrezikoi të pësonte më së paku dhe dy gola.

Nëse Partizani dhe Kolela mund të ngushëllohen në fund të takimit pas golit të bukur shënuar nga Kristian Mba (3-2 final), kjo nuk e shmang Kolelën nga përgjegjësia e madhe e rendimentit të ulët në këto dy javë me vetëm një pikë.

Duket se pas eleminimit në Kupë nga Vllaznia në çerekfinale dhe humbjen pasuese në Kukës (1-0) ndërsa stoli i tij u lëkund ndjeshëm, edhe këtë radhë stoli i tij ka nisur të ‘largohet’. I vetmi avantazh i trajnerit të kryeqytetasëve mbetet koha, pasi deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u luajtur vetëm 7 ndeshje./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!