Tirana di si mundet Egnatia, di si titullohet

Abissnet Superiore, Java 29:
Tirana – Egnatia 2-1 (Abazaj 37′, 57’/ Kasa 22′)

Në katër përballje sezonale, bardheblutë i fitojnë të gjitha duelet me rrogozhinasit. Kreu me 5 pikë mbi vendin e dytë.

Beteja e fundit e aktit të 29-të ishte ajo e Elbasanit mes Tiranës dhe Egnatias. Ashtu si dhe sfidat e tjera të këtij kampionati të çuditshëm dhe mjaft tërheqës, edhe kjo përballje prodhoi spektakël dhe rivalitet në fushën e lojës.

Bardheblutë më cinikë në start, por më konçizë tregohen rrogozhinasit që pas një aksioni të rrjedhshëm e të ndërtuar mjaft mirë, finalizojnë me talentin e ri, Kasën.

Kryeqytetasit pësojnë por nuk dorëzohen dhe pak minuta më vonë Abazaj do të ketë mundësinë të shënojë golin e parë me fanellën bardheblu.

Do të jetë po ai që do të realizojë edhe golin e përmbysjes pas një iniciative personale të Regi Lushkjes, i cili kënaqësinë e golit preferon t’ia japë sërish Kristalit.

Kështu Tirana kthen gjithçka në favor të saj dhe e ruan të tillë deri në fund edhe pse me shumë kontestime nga fronti rrogozhinas. Mbrojtja bardheblu dhe Bekaj nuk thyhen deri në vërshëllimën e fundit.

Kjo fitore përveçse e rikonfirmon Tiranën si kryesuese, dërgon dhe diferencën me vendin e dytë në 5 pikë. Egnatia ndërkohë mbetet po aty, e treta me 42 pikë./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 29-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!