Kastrioti kërkon tri pikë shprese, Bylis për të kapur…Teutën

Kastrioti-Bylis në program nesër në ‘Elbasan Arena’, do të jetë një superfinale mbijetese.
Ndeshja e javës së 28-të Abissnet Superiore e anuluar nga FSHF, pritet të dhurojë emocione të forta sportive pasi krutanët ”vendas’ e kanë detyrim fitoren në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për shpëtim.
Sikundër dhe Bylis i cili vjen pas 6 javëve pa fitore dhe qëndron vetëm dy pikë më shumë se Kastrioti dhe -5 pikë larg Teutës së vendit të tetë (Play Out).
Për këtë takim, parashikuar të startojë të mërkurën në 15:00, te të dyja kampet flitet për kontigjent të plotë. Krutanët vijnë pas barazimit në javën e kaluar në “Niko Dovana” të Durrësit 0-0 me Erzenin ndërsa mallkastriotët barazuan me gola (2-2) me Teutën në “Adush Muça”./Sportiim.al/